
Më mirë i sigurt sot se i penduar mot!

Si ndodh Phishing?
Phishing ndodh kur një viktimë i përgjigjet një email-i mashtrimi që kërkon veprim urgjent nga marrësi. Një email phishing përfshin:
- Të klikosh një document bashkëlidhur
- Të mundësosh makrut në një document Word
- Të përditësosh një fjalëkalim
- T’i përgjigjesh një kërkese për lidhje në rrjetet sociale
- Të përdorësh një Wi-Fi hot spot të ri
- Etj..

Çfarë është një Email Phishing?
Një email Phishing është një krim kibernetik që mbështetet në mashtrim për të vjedhur informacion konfidencial nga përdoruesit dhe organizatat.
Klientët tanë si viktima të phishing mashtrohen për të zbuluar informacionin që duhet të mbahet privat. Për arsye se ata besojnë në burimin i cili kërkon informacionin dhe besojnë se kërkuesi po vepron me qëllime të mira, viktimat e phishing përgjithësisht përgjigjen pa u menduar dy herë.
Në një email phishing, kriminelët kibernetikë tipikisht do ju kërkojnë:
- Datën e lindjes
- Numrat e sigurimeve shoqërore
- Numrat e telefonit
- Detajet e kartës së kreditit
- Detajet bankare
- Adresën e shtëpisë
- Informacionin e fjalëkalimit/ kredencialet (ose çfarë ju duhet për të ri-vendosur
kredencialet)

1.Emailet phishing
Emailet phishing janë të dizenjuar në një menyre të tillë që të duken të ngjashëm me një burim legjitim, si një partner biznesi, suporti i klientit Amazon, bankë, PayPal, ose një tjetër organizatë e njohur. Kriminelët kibernetikë fshehin prezencën në detaje të vogla si URL-ja e dërguesit, email me document bashkëlidhur/link, etj.
Mesazhi i kërkon klientit tone të:
- Ndryshojë të dhënat e llogarisë së përfituesit me të dhëna mashtruese llogarie duke synuar të ndryshojë destinacionin e pagesës së iniciuar nga klienti
- Fusë detajet e kartës
- Informacion mbi kredencialet/fjalëkalimit
- Fusë të dhëna personale si date lindjeje, numrat e sigurimeve shoqërore, numrat e telefonit, adresë shtëpie.

Manipulim link-u
I mbështetur në email phishing të formuluar me kujdes, ky sulm përfshin një link në një website të njohur. Ky link i dërgon viktimat në një version imitimi të website të njohur, i dizenjuar për t’u dukur si i vërteti dhe u kërkon atyre të konfirmojnë ose përditësojnë kredencialet e llogarisë së tyre.

3. Website të rreme (falsifikim website)
Kriminelët kibernetikë dërgojnë email phishing që përfshijnë link në website false, si faqja hyrëse e llogarisë së celularit për një kompani poste të njohur, që i kërkon viktimës të fusë kredencialet ose informacion tjetër në ndëfaqen e site-t fals.
Website me qëllim të keq shpesh përdor ndryshim të hollësishëm të një URL të njohur për të mashtruar përdoruesit, që duket si website i vërtetë i Raiffeisen duke kërkuar kredencialet.

4. Mashtrimi i mediave sociale
Një link në aplikacionet e rrjeteve sociale ose WhatsApp u dërgohet klientëve tanë duke u kërkuar kredencialet që rezulton në vjedhje të llogarive të mediave sociale.
Një SMS mashtrues, mesazh në media sociale, mail zanor, ose mesazh tjetër brenda aplikacionit, i kërkon marrësit të përditësojë detajet e llogarisë, të ndryshojë fjalëkalimin, ose u thotë se llogaria e tyre është cënuar. Mesazhi përfshin një link që përdoret për të vjedhur informacionin personal të viktimës ose për të instaluar malware në pajisjen telefonike.